TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 11:50

"Shteti na la në mëshirë të fatit"/ Delvina në flakë, banori shpërthen ndaj Ramës: Mos më merrni mua me kamera, por kryeministrin të shuaj zjarret

Shkruar nga Pamfleti
"Shteti na la në mëshirë të fatit"/ Delvina
Delvina në flakë, banori i irrituar me kreyministrin Edi Rama

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ku situata është më kritike.

Ndërkohë banorët në Delvinë, të cilët kaluan një natë tmerri për shkak të zjarrit të madh që përfshiu zonën, shprehen të irrituar dhe akuzojnë autoritetet shtetërore ndërsa shprehin ankesa se mungoi mbështetja për ta.

Një banor thotë se nuk ka pasur ndihmë nga Emergjenca Civile dhe shprehet se vetëm ndërhyrja me avion mund ta përmirësonte situatën ndërsa një tjetër kërkon praninë e kryeministrit në zonë.

“Mos më merrni me kamera, por merr kryeministrin, zjarrfikësja të shuaj zjarret, mos të rrijë aty. Më janë djegur ullinjtë dhe malli atje sipër”, thotë një prej tyre për Euronews Albania.

Një tjetër thotë zjarrëfikësit na lanë vetëm në mëshirë të fatit.

“Ata janë të lodhur, të mbaruar dhe nuk kanë fuqi. I prita të vinin por na lanë në mëshirë të fatit”, thotë ai.

Ndërkohë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

“Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, shprehet Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri në vend, nga të cilat 24 mbeten aktive. Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, po punojnë në terren, me mbështetje nga ajri nga helikopterë në Gramsh, Delvinë e zona të tjera.

Situatat më problematike regjistrohen në Delvinë e Finiq, ku flakët kanë djegur shtëpi e ullishte, në Gramsh me një viktimë, në Tepelenë me dëme në stalla e bagëti, si dhe në disa vatra në Tiranë, Shkodër, Dibër e Korçë.

delvina në flakë banori shpërthen ndaj ramës

Lini një Përgjigje