Aktualitet25 Nëntor 2023, 19:34

“Shteti nuk ka reaguar”, qindra qytetarë të bllokuar në Qafë Murriz apelojnë për ndihmë: Jemi bashkë me fëmijët!

Shkruar nga Pamfleti

“Shteti nuk ka reaguar”, qindra qytetarë të bllokuar

Reshjet intensive të dëborës në vendin tonë, kanë bllokuar disa akse rrugore në veri. Situata raportohet të jetë më e rënduar në Qafë Murriz, ku qindra qytetarë janë bllokuar për orë të tëra, dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Një prej qytetarëve që ka mbetur e bllokuar në Qafë Murriz, ka kontaktuar me mediat, duke deklaruar se prej 5 orësh janë bllokuar nga dëbora.

Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga shteti, teksa apelon sërish për ndihmë.

“Ndodhemi prej 5 orësh të bllokuar. Policia nuk është në vendngjarje, dhe furgoni që unë po udhëtoj bashkë me fëmijët është pa zinxhirë. Shteti nuk ka ndërhyrë fare. Duket sikur nuk ka asnjë interes. Nuk e di ku do e kalojmë natën, duhet të na informojë shteti. Po qëndrojmë të gjithë në një lokal”, ka apeluar qytetarja.

qafë murriz moti i keq akse të bllokuara