TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 10:52

Kërkoi lirinë në Apel, shtyhet seanca ndaj Ilir Metës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi lirinë në Apel, shtyhet seanca ndaj Ilir Metës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon lirinë nga burgu.

Avokati i Ilir Metës ka bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani dhe seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.

Ilir Meta prej afro 1 viti ndodhet në qeli dhe ka ankimuar masën e e sigurisë. Ndërkohë po sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme, nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosja ndaj tij.

Më 29 gusht Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-Presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Hetimi i SPAK ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme, të cilat u bashkuan në një të vetëm në vitin 2024.

Sipas akuzës, Meta akuzohet për korrupsion në 3 raste të ndryshme, 2 prej të cilave i ka kryer në bashkëpunim.

Ish-Presidenti akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

 

Lini një Përgjigje