TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 10:45

Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me një imazh krejt të ri (foto)

Shkruar nga Pamfleti

Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me

Ambasadorja Yuri Kim mbajti sot fjalimin e lamtumirës, duke qenë se misioni i saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfundoi.

Pasi la porosi atë që ka përmendur që kur ka ardhur: luftën kundër korrupsionit; ajo u shpreh e keq ardhur që po largohej nga vendi i shqipove, pasi kishte kaluar shumë mirë këtu.

Në fakt, po të kthehemi pak në retrospektivë, do vëmë re që në 2020-n, vit kur ajo erdhi në Shqipëri është krejt ndryshe. Që nga flokët, lëkura, dhëmbët, sytë, e të tjera me radhë.

Kim, një grua që u afeksionua shumë me Shqipërinë dhe shqiptaret, nuk la vend pa shëtitur nga jugu në veri, por ndryshimi nuk i atribuohet ajrit dhe ushqimit shqiptar (ose të paktën jo vetëm atyre), por edhe doktorëve estetikë, që për hir të së vërtetës, kanë bërë një punë shumë të mirë me ish-ambasadoren amerikane.

Yuri po shkon në Amerikë me ngritje në detyrë, duke qenë se do jetë pjesë e rëndësishme e Departamentit Amerikan të Shtetit. Por, po të vëmë re, të gjithë ish-ambasadorët amerikanë në Tiranë, pas kësaj detyre janë graduar dhe kanë marrë poste shumë më të mira me të mbaruar misionin e tyre në Shqipëri.

Mbase ky është shpërblimi për ‘vështirësitë’ që kalojnë këtu. Megjithatë, ndihemi shumë krenarë që të paktën Yuri Kimin po e çojmë në Amerikë një Zonjë të zbukuruar. /Pamfleti

Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me Si erdhi e si po ikën/ Yuri Kim largohet nga detyra e ambasadores me

yuri kim para dhe pas

Lini një Përgjigje