Aktualitet21 Maj 2024, 19:28

“SPAK në darën amerikane”, avokati paralajmëron fluks arrestimesh

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK në darën amerikane”, avokati paralajmëron fluks

“Struktura e posaçme është në darën amerikane, e cila e ka vendosur nën mbikëqyrje të plotë”.

Kështu është shprehur në A2 CNN avokati Edmond Petraj, i cili komentoi operacioni “Metamorfoza 3”, i cili zbuloi 7 grupe kriminale dhe zbardhi dhjetëra ngjarje të rëndë të ndodhura në vite të ndryshme në vendin tonë.

Ky ishte një nga aksionet më të mëdha nga të cilat Struktura e Posaçme ka ngritur akuzë për 50 persona, të cilët mbajnë peshë të madhe për shumë ngjarje. Më bën përshtypje se në zërat e koduar për zhvillimin e aksionit, policisë së shtetit i janë hequr telefonat. A kishte dekonspirim? Operacioni nuk e ka arritur synimin pasi 30 persona janë në kërkim. Pjesë e suksesit është vetëm sasia monetare e sekuestruar. Nuk e shikoj që ky operacion e ka arritur pikën kulmore të suksesit edhe pse mbahet si një nga aksionet më të mëdha të viteve të fundit”, tha avokati.

Më tej, ai paralajmëroi arrestime të tjera, por theksoi se është shumë e vështirë që të kapen personat të cilët janë bërë pjesë e dosjes pasi fshihen në shtete me të cilat nuk ka marrëveshje për ekstradim.

Do të ketë një fluks të ri arrestimesh dhe këtë e mbështes te shuma e madhe e parave të sekuestruara. Askush nuk i shpëton kësaj historie. Këto janë vetëm disa dosje që ishin pa autor. Këto dosje do të hanë gjatë dhe do të jenë dosje shumë të vështira. Ata nuk i kap dot pasi janë në shtete të veçanta”, tha avokati.