
Analisti Mentor Kikia ka ironizuar Ardi Veliun, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili me një vendim qeveria është emëruar si drejtor i KAYO, një kompani shtetërore që do të drejtojë prodhimin e materialeve ushtarake.
Veliu u shfaq si protagonist në atë që u konsiderua si një sulm policor ndaj News24, teksa mëngjesin e së shtunës, dhjetra forca zbarkuan në mjediset e medias, duke mos lejuar gazetarët të hynin në ambientet e punës, ndërsa forcërisht iu shkëput edhe sinjali.
“Pas përfundimit me sukes të operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” në News24, Gjeneral Major Ardi Veliu do të dalë në treg të shesë plaçkën e marrë nga redaksia.
Të ardhurat do të shkojnë për të blerë një avion zjarrfikës, për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe ushtarëve, që po digjen bashkë me pyjet dhe fshatrat.
Tani për tani, Ardi Veliu, për devotshmërinë e treguar, edhe përtej nevojës, është shpërblyer me një vasketë pilaf dhe fileto pule pa salmonelë”, shkruan Kikia.
Lini një Përgjigje