TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 14:55

“Të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Shkruar nga Pamfleti

“Të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA:

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur alarmin mbi pasojat e emigracionit masiv, duke e lidhur këtë fenomen me rritjen e rrezikut për trafikimin e qenieve njerëzore.

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Rubio thekson se në shumë raste, emigrimi masiv shndërrohet në një rrugë drejt trafikimit të individëve, duke nënvizuar nevojën për adresimin urgjent të këtij problemi.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

ambasada e shba trafikantet emigrimi masiv

Lini një Përgjigje