Aktualitet23 Shkurt 2024, 17:55

Telashe për të korruptuarit dhe trafikantët, Karamuço: Në Shqipëri kanë hyrë dy qen për nuhatjen e parave të fshehura!

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për të korruptuarit dhe

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin karamuço, deklaroi se në Shqipëri kanë hyrë dy qen që përdoren për nuhatjen e parave.

Ata janë blerë në Britaninë e Madhe dhe po përdoren në banesa dhe pallate për të nuhatur në cilat shtëpi ka para të fshehura.

“Në Shqipëri kanë hyrë dy qen të ashtuquajtur k9 të cilët janë qen për nuhatjen e cash-it, ata janë blerë në Britaninë e Madhe dhe përdoren në banesa, në pallate për të nuhatur në cilat shtëpi ka para të fshehura, qeni nuhat në të gjithë pjesët e korridorit të pallatit dhe ulet sapo në një prej dyerve ai nuhat më shumë se tek të tjerat shuma parash të fshehura ose të depozituara”, tha Karamuço.