Aktualitet23 Shkurt 2024, 16:32

Agjentë të BKH, mision në Britani, për zbulimin e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Agjentë të BKH, mision në Britani, për zbulimin e pasurive
Londra /

Dy vitet e fundit, “Pamfleti” ka raportuar disa herë me prova, për pasuri që Ilir Meta, drejtori aktual i Tatimeve, Ceno Klosi, gruaja e Sekretarit të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, gruaja e drejtorit aktual të Doganave, Genti Gazheli, disa ministra, deputetë, sekretarë të përgjithshëm të ministrive, drejtorë qendror, krye bashkiakë, komisionerë të vettingut, gjyqtarë, prokurorë, krye policë e deri dhëndri anglez i Vilma Nushit, kanë transferuar e fshehur pasuri në Britani...

Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar ditën enjte mes Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Anti-krimit të Mbretërisë së Bashkuar, Graeme Biggar, ishte akt publik protokollar.

Ndërsa platforma e këtij bashkëpunimi, është bërë gati prej 7 muajsh, kur 32 hetues të BKH u kthyen nga trajnimi në SHBA ku kishte dhe ekspertë britanikë; si dhe pas një programi që SPAK ka hartuar me agjencitë homologe të Britanisë së Madhe në muajt tetor-nëntor 2023.

Menjëherë pas nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, në Britani do dërgohen 6 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të profilizuar dhe trajnuar për anti- krimin ekonomiko-financiar në sektorin bankar e pasuror.

Prandaj objekti kryesor i bashkëpunimit mes SPAK dhe Agjencisë Kombëtare të Anti-Krimit NCA, ishte informacioni për llogaritë bankare dhe pasuritë, që zyrtarët shqiptarë kanë fshehur atje, nëpërmjet transferimit, krijimit të bizneseve e të tjetërsuara te persona apo biznese të tjera.

Deri para marrëveshjes mes SPAK dhe Agjencisë homologe britanike NCA, mes tyre janë shkëmbyer informacione, lidhur me këtë operacion bashkëpunimi, për gjurmimin, zbulimin dhe bllokimin e pasurive me burim korrupsionin shtetëror e përfitime prej botës së krimit.

Në dy vitet e fundit, “Pamfleti” ka raportuar disa herë me prova, për pasuri që Ilir Meta, drejtori aktual i Tatimeve, Ceno Klosi, gruaja e Sekretarit të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, gruaja e drejtorit aktual të Doganave, Genti Gazheli, disa ministra, deputetë, sekretarë të përgjithshëm të ministrive, drejtorë qendrorë, krye bashkiakë, komisionerë të vettingut, gjyqtarë, prokurorë, krye policë e deri dhëndri anglez i Vilma Nushit, kanë transferuar e fshehur pasuri në Britani.

Për të kaluar në filtër e futur në rrjet, këto pasuri që janë vënë me korrupsion e krime në Shqipëri; më 1 mars 2024, në Britani do shkojnë 6 agjentë të BKH, të shoqëruar nga 3 ekspertë të FBI që janë me mision ndihme pranë SPAK e BKH.

Baza e hetimit, do jenë informacionet paraprake, që i kanë bërë gati partnerët britanikë dhe agjentët e FBI nëpërmjet përgjimit, gjurmimit e kontrollit në banka dhe agjencitë shtetërore të regjistrimit të bizneseve e pasurie në Britani.

Po kështu, ekipi i BKH, shkon me dosje informacionesh e provash konkrete, që SPAK ka marrë nga burime të shumta nga mediat,  nga informatorë të fshehtë, nga SHISH, Drejtoria e Parandalim Pastrimit të Parave, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Bankat e ILDKPI.

Në misionin hetimor pasuror në Britani, ishin caktuar dhe 2 ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshme e 2 të Anti- krimi Policor të Shqipërisë, por janë hequr nga ekipi; ndoshta prej faktit, që partnerët kanë informacione se në strukturat e tyre, ka ende zyrtarë që dekonspirojnë aksionet dhe misionet ndërkombëtare anti-mafia ./Pamfleti

bkh britania e madhe zbulimi i pasurive të politikanëve