Aktualitet23 Shkurt 2024, 17:40

I zhveshur dhe i masakruar me thikë, zbardhet vrasja e Bledar Dedja në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I zhveshur dhe i masakruar me thikë, zbardhet vrasja e Bledar Dedja në

Vrasja e Bledar Dedjas, i cili u gjet i vdekur në 20 janar në Itali, është zbardhur.

Autoritetet italiane kanë vënë në pragnda vrasësin e dyshuar.

Në pranga ka rënë një 17-vjeçar i mitur, italian, banues në Pieve del Grappa, me prejardhje të pa ditur familjare. 

Ndërkohë për shkak edhe të moshës së të dyshuarit, autoritetet po ruajnë konfidencialitet të rreptë.

Trupi i pajetë i Dedjës u gjet nga një mik i tij, i shtrirë në një pellg gjaku të shkaktuar nga plaga me thikë që i ishte shkaktuar në shpinë dhe që i kishte shpuar mushkëritë.

Në trupin e 39-vjeçarit kishte edhe plagë të tjera me thikë, duke përfshirë disa lëndime në mbrojtje. Gjatë autopsisë u morën edhe mostra për të vërtetuar nëse burri kishte kryer marrëdhënie seksuale para se të vritej. 

Trupi i Bledarit u gjet disa metra larg makinës së tij me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura. 

Hetimet po bazoheshin në pistën e krimit të natyrës seksuale.

Nga hetime të mëtejshme u zbulua se shqiptari kishte pasur probleme në familje ndërsa kishte dhe jetë të dyfishtë.

Bledari me sa duket kryente takime erotike me femra, por dyshohet edhe për marrëdhënie biseksuale.

bledar dedja