Aktualitet23 Shkurt 2024, 16:35

Vajza vrau babanë, flasin miqtë e familjes: Ishin fanatikë, nuk besojmë se ka patur dhunë

Shkruar nga Pamfleti

Vajza vrau babanë, flasin miqtë e familjes: Ishin fanatikë, nuk

Ngjarja e rëndë e shënuar sot në Durrës ku u zbulua krimi se vajza ka vrarë babanë e saj, ka tronditur opinionin.

Megjithatë miqtë e familjes tregojnë se ata ishin fanatikë, por sipas tyre nuk mund të ketë patur dhunë.

Një i afërm i tyre tregon se ishin familje me tradita.

“Djalë i mirë, familje e mirë, janë me tradita të vjetra, nuk besoj të jetë deri në shkallën e dhunës, se ishin familje me taban, por prindërit ishin fanatikë. Është në enigmë, kjo është në kompetencën e policisë. Me armë ka ndodhur, njerëzit nuk të japin informacion…nuk duan të futen në këto telashe. Ky që përcolla unë tani ishte gjyshi i asaj vajzës. Ai këtë thoshte, nuk di asgjë, por çështje që ka dash me e martuar, lidhje nuk ka pas. Sot ka ardhur koha që fëmija nuk të pyet, mund të ketë lidhje tjetër. Kjo është diçka e shëmtuar, nuk pajtohem dot me të por ngelet enigmë. Mund të jetë diçka tjetër më e rëndë, por mendimet thuhet që mund të ketë ndonjë kontradiktë ndonjë problem. Këtë mendojmë tua lëmë ekspertizës të gjitha”, shprehet miku i familjes për mediat.

durres vrasje