Aktualitet 9 Qershor 2023, 07:29

Temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashkimim e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashkimim e motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 15 deri 26°C, në zonat e ulëta 17 deri 31 °C dhe në zonat bregdetare 19 deri 30°C.

moti parashikim