TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2025, 07:12

Temperatura të larta dhe diell, mësoni si do jetë moti këtë të shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe diell, mësoni si do jetë moti

Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Lini një Përgjigje