Aktualitet16 Mars 2023, 14:42

Tenderi që “dogji” Lefter Allën/ Prokurimi 2.8 mln euro, Bashkia e Bulqizës s’kualifikoi ofertat më të mira

Shkruar nga Pamfleti

Tenderi që “dogji” Lefter Allën/ Prokurimi 2.8 mln euro,

Tenderi që çoi në burg kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 punonjës të administratës është ai për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të lagjes Allmet dhe ndërtimi i rrjetit të të kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës.

Me vlerë 324 milionë lekë, ose rreth 2.8 milionë euro është mbyllur në 30 prill 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 5 kompani. Katër prej tyre janë skualifikuar nga gara për mosplotësim të kritereve të vëna nga bashkia dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “EGLAND dhe BE-IS” të cilët kishin kërkuar sa 99.6% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet. Subjektet e skualifikuara ishin bashkimi i operatorëve “KUPA dhe 2AF ALBANIA” që kishin kërkuar 410 mijë euro më pak se kompania fituese dhe “GJOKA KONSTRUKSION” që kishte kërkuar 177 mijë euro më pak për të kryer punën.

Në hetimin e SPAK, thuhet se Leftar Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion bashkimi i operatorëve Egland dhe BE-IS, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Për më tepër nga hetimi ka dyshime të arsyeshme se punimet në terren janë kryer nga një kompani tjetër, që është “2AF Albania” pronarët e së cilës kanë lidhje shoqërore me kryetarin e Bashkisë. /Ora News

alla bulqize