TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2025, 21:22

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa

Ditën e sotme, IKMT vijoi aksionin për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit. Lidhur me këtë, ka folur një nga banorët e Thethit, njëkohësisht sipërmarrës në zonë. Ai shpreh shqetësimin e tij pasi çdo gjë është ndërtuar me mund dhe djersë.

Banori tha gjithashtu se nga situatë, si rrjedhojë ka pësuar mjaft humbje me largimin e turistëve. Ai shtoi se bujtinën e ka bërë me djersë dhe nuk do ta lëshojë për qeverinë.

“Ka pasur turistë pa masë, kanë folur edhe për mediat dhe janë ndjerë të frikësuar. Qëllimi i shtetit mafioz është të trembë rininë shqiptare dhe të largohen ashtu siç janë larguar në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk i lëshojmë trojet tona, nuk i kanë lëshuar as të parët tanë. Edhe biznes nuk do zhvillojë kush këtu. Edi Rama ka ndez një zjarr këtu. Ai të rrijë si kryeministër në punë të vet. Ideja se po shet Thethin, mos ta besojë.

Bujtinën e kam bërë me djersën time dhe e ka prishur Edi Rama. Do ta rindërtoj prap dhe s’do ta lëshojmë. Do largojmë edhe ata që nuk janë banorë të Thethit. Të tjerët vetëm do vinë për rezervim javor. Toka është e Thethit, nuk e lëshojmë pa gjak”, tha sipërmarrësi për “Euronews Albania”.

Më tej, ai ndalet në një tjetër detaj që tregon se edhe vetë bashkia Shkodër ka lejuar të ndodhë diçka e tillë për një qëllim.

“Këto bujtina i kemi ndërtuar që në vitin 1997. Nga ana tjetër edhe bashkia Shkodër i ka lënë lirshëm njerëzit që të ndërtojnë, dhe banorët janë nxituar. Kjo është bërë me qëllim t’u marrin qytetarëve votat e pas tyre, t’ua shembin bizneset. Ne s’kemi vrarë askënd. As kohë nuk na kanë lënë, vetëm një orë dhe me fadromë nga mbrapa”, u shpreh banori.

Lini një Përgjigje