TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2025, 17:37

Tentativa për një Samit SHBA-Rusi-Ukrainë, Zelensky telefonon Ramën: E informova për situatën!

Shkruar nga Pamfleti

Tentativa për një Samit SHBA-Rusi-Ukrainë, Zelensky telefonon

Teksa sot ka pasur zhvillime pozitive drejt arritjes së një takimi mes Presidentit Donald Trump, homologut rus Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyt, për të diskutuar arrtijen e paqes në Ukrainë, ky i fundit ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. 

Me anë të një postimi në platformën sociale "X", Zelensky deklaroi se ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë dhe avancimet në diploamci, teksa theksoi se po punohet fort për t'i dhënë fund luftës. Më tej ai shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur popullin e tij dhe falenderoi Shqipërinë për mbështetjen.  

"Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë. Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde të palëkundur për Ukrainën", shkruan Zelensky. 

Lini një Përgjigje