Dy vajza të mitura, 9 dhe 11 vjeç, humbën jetën pasi u mbytën në det në plazhin e Tales në Lezhë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Viktimat,janë Jonida Dajlani, 9 vjeç dhe Adelajda Misha 11 vjeç nga Fushë Kruja, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik.
Dyshohet se vajzat e mitura ishin të pashoqëruara. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
Informacion paraprak nga Policia
Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje