TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 13:32

Meta 'sfidon' SPAK-un për dosjen CEZ-DIA: Do sjellim 100 dëshmitarë, 40 prej tyre amerikanë 

Shkruar nga Pamfleti
Meta 'sfidon' SPAK-un për dosjen CEZ-DIA: Do sjellim 100
Ilir Meta

Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi lidhur me hetimin e SPAK për dosjen CEZ-DIA. Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se mbrojtja do sjellë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, krahas atyre që SPAK ka thirrur deri më tani.

Sipas Metës, mes dëshmitarëve që synon të paraqesë mbrojtja janë rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë.

"Mirëpresim rreth 100 dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Posaçme dhe veçanërisht tre super-kallëzuesit. Edhe ne do të kërkojmë rreth 100 dëshmitarë të tjerë, nga të cilët rreth 40 shtetas të huaj, kryesisht qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë të gjithë përfaqësuesit e kompanive lobuese që kanë bërë kontrata me LSI. Ftesë të veçantë do të ketë për të gjithë aksionerët dhe drejtorët e DIA-s së ëashingtonit, si edhe për drejtuesit e McKeon Group, përfshi edhe avokatin greko-amerikan Fidetzis.

Për shkak të pamundësisë së Charles McGonigal për t’u paraqitur personalisht në gjykatë, i cili po bën burg në SHBA për Edi Ramën dhe po vuan për dëmin katastrofik që u bëri marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, do t’i drejtojmë edhe atij përmes gjykatës një sërë pyetjesh përmes letërporosive”, shkruan Meta.

Ish-kreu i shtetit akuzohet për tre vepra penale që lidhen me dosjen CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA. Akuzat iu komunikuan më 4 gusht 2025. Më herët, ai i ka kërkuar SPAK-ut të bëjë publike kontratën e lobimit të LSI-së në SHBA, duke argumentuar se mungesa e aksesit në dokumentacion po cenon të drejtën e tij për mbrojtje.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, hetohet nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. 

ilir meta cez-dia

Lini një Përgjigje