
Tre vajza të mitura të moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi konsumuan disa karamele që gjetën në afërsi të një koshi mbeturinash.
Më vonë, u zbulua se karamelet përmbanin esencë kanabisi, ndërsa karamelet që kanë konsumuar vajzat e mitura janë të llojit ‘Camino’ dhe secila prej tyre përmban 10 miligram THC.
THC është përbërësi kryesor kimik psikoaktiv në kanabis që shkakton efektet ‘dehëse’ që njerëzit përjetojnë kur përdorin kanabis ose produkte të tjera të tij.
Këto produkte janë të ndaluara në mënyrë strikte të përdoren nga personat nën moshën 21 vjeç pasi mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.
Për shkak të konsumimit të tyre, vajza 3-vjeçare në spitalin e Korçës u vendos në intubim pasi u paraqit në urgjencë me simptoma të rënduara të sistemit nervor, ndërsa dy të tjerat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje