
Fushata e 14 majit do të ketë përballje dhe përplasje tw forta politike. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha në një intervistë.
Duke u ndalur te sulmi me tritol ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Hoxha tha se kjo ngjarje njollosi fushatën, teksa opozita do e cilësojë atë si një sulm direkt pas saj.
Nw “Fax News”, Hoxha tha se eksplozivi nuk ka synuar eliminimin fizik të Ndrecës, por ishte paralajmërim.
“Në këtë fushatë janë kthyer në fushë beteje forcat politike që munguan në zgjedhjet e kaluara. Mosmarrja pjesë në zgjedhjet e kaluara, beri që i gjithë pushteti të kalojë në duart e mazhorancës. Rifutja në garë e forcave opozitare ka bërë që fushata, ka dhënë shenjat që do të jetë fushatë që do të ketë përballje dhe përplasje. Në këto zgjedhje pritej që njësia e vogël të Vaut të Dejës të kishte garë por jo të këtyre përmasave.
Ngjarja që ndodhi në Vaun e Dejës me objektiv Bernard Ndrecën, ka njollosur fushatën që në momentin e parë. Objektivi i atentatit ka qenë një përfaqësues politik i rëndësishëm për zonën që ne flasim.
Kjo tërheq vëmendjen. Opozita do të cilësojë një sulm direkt ndaj saj dhe do akuzojë mazhorancën.
Gjëja kryesore në këtë histori se nuk ka humbje jete njerëzore. Ngjarja ka bërë xhiron e mediave botërore, ka njollosur imazhin e vendit. Është ngjarje që ka rritur klimën e tensionit në fushatë dhe ndodhi para vizitës së Escobar në Tiranë. Kjo ngjarje ka edhe në efekt tjetër, nuk e shmang dot efektin politik.
A kanë synuar ta eleminojnë fizikisht? Ata kanë vonuar tek 7 minuta për të vendosur eksplozivin. Ata nuk i pengonte që ta vendosnin eksplozivin nga ana tjetër që efekti do të ishte shkatërrues. Fakti që e vendosën në krahun e pasagjerit, në pjesën e gomës, duket që eksplozivi, sasia nuk është e madhe por unë mendoj që nëse një profesionist ka ndërmend të të marrë jetën ai di ku ta vendos. Eksplozivi nuk ka synuar eliminim fizik”, tha Hoxha.