TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 09:44

U dënua me 4 vite burg, Alqi Bllako lë qelinë

Shkruar nga Pamfleti
U dënua me 4 vite burg, Alqi Bllako lë qelinë
Alqi Bllako

Alqi Bllako është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

GJKKO e dënoi një ditë më parë ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit me 4 vite burg, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua me 2.8 vite burg.

Por duke qenë se ai ndodhej në paraburgim e ka ezauruar dënimin. Për këtë arsye është vendosur të shuhet masa e sigurimit dhe është urdhëruar lirimi i tij nëse nuk ka masë tjetër.

Në përfundim GJKKO urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim.

 

 

alqi bllako

Lini një Përgjigje