
I mituri i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në Korçë me sende të forta në kokë është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë ku sipas policisë ishte një konflikt i çastit me bashkëmoshatarë të tjerë.
Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës 14-vjeçari është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rënduar për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, sipas asaj që thotë policia në komisariatin e Korçës janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje