TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2025, 22:57

U shpall në kërkim nga SPAK për blerje votash, arrestohet njëri nga anëtarët e PSD-së në Kukës!

Shkruar nga Pamfleti

U shpall në kërkim nga SPAK për blerje votash, arrestohet

Është ndaluar nga policia një nga dy personat e shpallur në kërkim për blerje votash në qarkun e Kukësit. Mësohet se bëhet fjalë për të dyshuarin Kalosh Peposhi i cili u shpall më herët sot në kërkim së bashku me Gëzim Peposhin.

Kujtojmë se Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhit, të cilët rezultojnë se janë anëtarë të Partisë Social Demokrate.

Kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Lini një Përgjigje