TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2025, 22:10

Blerja votash dhe plumba në Dibër/ U ndalua nga demokratët me pretendimin se po blinte vota, efektivi qëllon me armë dhe largohet!

Shkruar nga Pamfleti

Blerja votash dhe plumba në Dibër/ U ndalua nga demokratët me

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat në Peshkopi, gjatë një përplasje që ka ndodhur me simpatizantëve të PD-PS.

Sipas informacioneve në fshatin Pilafe, një grup simpatizantë të PD kanë ndaluar një makinë që mendohet se po shkonte drejt zonave të thella dhe se dyshohet se do të blinte vota në favor të PS-së.

Ndërkohë që gjatë ndalimit të mjetit mësohet se ka pasur incident madje dhe të shtëna me armë. Nga hetimet është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.

Kujtojmë se një rast i tillë ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme ku simpatizantët e PD-së bllokuan një tjetër automjet në të cilin policia gjeti para dhe tollana.

“Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje