
Të afërmit e 24-vjeçare palestineze Rayan Alwan, kanë tërhequr trupin e saj nga morgu i Tiranës.
Mësohet se trupi i të ndjerës është marrë nga familjarët disa ditë më parë, pas thirrjeve të miqve të 24-vjeçares për ta varrosur në vendin e saj. E reja u vra nga babai i saj në banesën e marrë me qira në Tiranë.
Tezja e palestinezes ka dërguar një avokat në Shqipëri, teksa ku ky i fundit ka tërhequr trupin e pajetë të së resë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Rayan Alwan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati. Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira.
Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
Në komunikimet në WhatsApp, i dashuri i 24-vjeçares shprehet i shqetësuar se pse ajo nuk i kthen përgjigje, ndërsa Rayyan i kërkon që të kujdeset për veten.
Biseda e fundit mes tyre është zhvilluar në datën 19 Shkurt, ndërsa pas atij momenti viktima nuk i ka kthyer më përgjigje partnerit të saj.
Trupi i saj i pajetë u gjet në apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 27 Shkurt, disa ditë pas krimit, ndërsa babai i saj, i cili fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti, është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje