"Shqipëria nuk është e panjohur për krimin e organizuar, por kryeministri Edi Rama e ka çuar kriminalitetin në një nivel tjetër..."
Me mijëra të vrarë në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit në Liban, sot është e vështirë të imagjinohet se Libani dikur konsiderohej një oaz paqeje dhe tolerance. Bejruti gëzonte me të drejtë reputacionin si “Parisi i Lindjes së Mesme”.
Sipas autorit, ky status nuk mori fund vetëm me shpërthimin e luftës civile libaneze në vitin 1975, por edhe me ngritjen e regjimit Assad në Siri disa vite më herët. Presidenti Hafez al-Assad nuk hoqi kurrë dorë nga pretendimet siriane mbi të gjithë territorin e Libanit, por u mjaftua duke e trajtuar vendin si një zonë të veçantë ndikimi.
Ndërsa mbështetja e Sirisë për terrorizmin e ekspozoi Damaskun ndaj sanksioneve amerikane në vitin 1979, regjimi autokratik i Assadit filloi të mbytë shoqërinë siriane dhe modeli ekonomik socialist i kontrolluar nga shteti e izoloi më tej ekonominë siriane. Në këtë kontekst, Libani u kthye në një valvul shkarkimi për regjimin sirian një vend ku lulëzonin pastrimi i parave, trafiku i drogës dhe shmangia e sanksioneve.
Elitat siriane shkonin në Bejrut për fundjava luksi dhe argëtimi, duke zbutur përkohësisht kufizimet e jetës në Siri. Sipas Rubin, kjo marrëdhënie ishte fitimprurëse për regjimin Assad, por parazitare për Libanin, i cili pagoi çmimin më të lartë.
Autori argumenton se Libani nuk është i vetmi shtet i vogël që është kapur në një marrëdhënie të tillë shfrytëzuese. Ai përmend Pakistanin si një territor përmes të cilit Kina promovon interesat e saj strategjike. Sipas tij, fakti që Pakistani është njëkohësisht aleat i madh jo-anëtar i NATO-s dhe përfitues i ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që mbetet i varur nga Kina, krijon një kontradiktë të rrezikshme për sigurinë kombëtare.
Rubin bën një krahasim edhe me Qipron Veriore të pushtuar nga Turqia, të cilën e konsideron ekuivalentin e Libanit për Sirinë Assad. Ashtu si Siria nuk respektonte sovranitetin libanez, autori thotë se edhe Turqia refuzon integritetin dhe sovranitetin e Qipros.
Sipas tij, ndërsa Siria e shndërroi Libanin në një “shtet mafioz”, Qiproja Veriore e kontrolluar nga Turqia është sot një qendër ndërkombëtare për pastrimin e parave. Ndërkohë që Republika e Qipros ka reformuar sistemin financiar dhe gëzon një nga sektorët bankarë më transparentë në Evropë, zona turke përtej vijës së kontrollit, sipas autorit, funksionon si strehë për kriminelë, kontrabandistë dhe terroristë.
Ai argumenton se investitorët zgjedhin Qipron Veriore sepse mund të veprojnë me pandëshkueshmëri dhe të përdorin statusin kompleks të ishullit për të krijuar bazë aktiviteti kriminal në Evropë, duke përfituar edhe nga fakti se Qiproja është anëtare e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, autori thekson se statusi ishullor i Qipros kufizon përdorimin e saj për disa aktivitete, pasi roja bregdetare qipriote dhe marina greke mund të pengojnë shpërndarjen e drogës dhe kontrabandës drejt vendeve të tjera.
Pikërisht për këtë arsye, sipas Rubin, Turqia po e zhvendos gradualisht vëmendjen drejt Shqipërisë.
Ai shkruan se Shqipëria nuk është e panjohur për krimin e organizuar, por pretendon se kryeministri Edi Rama e ka çuar kriminalitetin në një nivel tjetër. Sipas tij, legalizimi i kultivimit të kanabisit ka krijuar mundësi për pastrimin e fitimeve nga droga, ndërsa Shqipëria po shndërrohet në një qendër të trafikut jo vetëm të marijuanës, por edhe të heroinës, kokainës dhe metamfetaminës.
Rubin pretendon se Rama konsultohet shpesh me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilin e konsideron model politik. Ai shton se, ashtu si Erdogan dhe rrethi i tij, edhe Rama dhe aleatët e tij përfitojnë ekonomikisht nga konfiskimi i pronave për zhvillim.
Sipas autorit, figura politike që konsiderohen pengesë për Ramën, si ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po përballen me akuza që ai i cilëson të motivuara politikisht nga SPAK. Rubin e përshkruan SPAK-un si një strukturë anti-korrupsion që po funksionon gjithnjë e më shumë si “polici private” e kryeministrit.
Ai shton se mbështetja nga ambasadorë amerikanë me qëndrime partiake, si edhe marrëdhëniet me Alex Soros dhe Jared Kushner në fushën e pasurive të paluajtshme, i kanë krijuar Ramës një ndjenjë pandëshkueshmërie.
Në analizën e tij, Rubin paralajmëron se zhvillimet në Shqipëri nuk do të mbeten të izoluara brenda kufijve të vendit. Ashtu si Libani ra në kaos, ai argumenton se sulmet ndaj kundërshtarëve politikë dhe dobësimi i qeverisjes së pastër po zhgënjejnë qytetarët shqiptarë, të cilët dikur konsideroheshin ndër popujt më pro-amerikanë në Evropë.
Autori paralajmëron gjithashtu se krimi i organizuar dhe ekonomia e drogës mund t’u japin grupeve kriminale dhe terroriste terren në Evropë. Sipas tij, ashtu si regjimi Assad përdorte Libanin për të mbështetur terrorizmin duke ruajtur mohimin e përfshirjes direkte, edhe presidenti turk Erdogan mund të ndjekë një strategji të ngjashme në Shqipëri.
Në përfundim, Rubin shkruan se megjithëse Shqipëria është një vend i vogël, kryeministri Edi Rama përfaqëson, sipas tij, një “gangrenë” politike që duhet ndalur përpara se ndikimi i saj të përhapet më tej./Përshtati "Pamfleti", nga "Washington Examiner"
Michael Rubin është kontribues në “Washington Examiner”, drejtor analizash në Middle East Forum dhe studiues i lartë në American Enterprise Institute.
Jam shumë dakort me artikullshkruesin dhe do të shtoj se:Edi Rama është Tradhtar i Kombit Shqiptar dhe Gangsterizmi qeveritar shqiptar ka lënë në mjerim një popull të tërë!
Super Like Lilit.
Arielle I Ben skaner kryegangsterit Rama . Amerikane LaCivita qe analyze Jensen politike ne Shqiperi deklaroi se Rama eshte gangster