Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:
Në zhvillimet e fundit në vend, Policia po vijon kërkimet në zonën e Pëllumbasit për zhdukjen e Eglant Koçi, ndërsa hetimet lidhen me dyshime të forta për një ngjarje kriminale ku në qendër qëndron edhe Armand Shakaj.
Në Tiranë është goditur një call center i dyshuar për mashtrime kompjuterike, ku u arrestuan 4 organizatorë dhe u proceduan dhjetëra punonjës.
Në Vlorë, gjykata la në burg 6 persona të operacionit “Grupi”, të dyshuar për krime të rënda dhe trafik droge.
Në Lezhë u arrestua një person pas shpërthimit me lëndë plasëse pranë familjes Nikulaj, ndërsa një bashkëpunëtor është shpallur në kërkim.
Në Sarandë, ish-oficeri i policisë Irakli Koçiaj u dorëzua për hetime lidhur me ndërtimet pa leje në Ksamil.
Në Elbasan u finalizua një operacion antidrogë me 1 kg heroinë të sekuestruar dhe dy të arrestuar.
Në Durrës, një 30-vjeçar u ndalua me gurë të dyshuar si diamante dhe sende të tjera të dyshimta.
Ndërkohë, në Gjirokastër u arrestua pronari i një pishine pas vdekjes së një 15-vjeçari, dhe në Vlorë një 28-vjeçare humbi jetën pas rënies nga një pallat, ndërsa hetimet vijojnë për shkaqet.
Lini një Përgjigje