Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Dallëndyshe Bici në SPAK/ Për çfarë mund të pyetet ish-drejtoresha e IKMT
Dallëndyshe Bici, ish-drejtoreshë e IKMT, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Dyshohet se ajo është thirrur me statusin e personit që ka dijeni, ndërsa çështja për të cilën po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së ka lidhje me dosjen e AKSHI-t.
Pavarësisht se emri i Bicit nuk rezulton në këtë dosje, për të cilën GJKKO, vendosi disa masa sigurie për ish-drejtuesit e AKSHI-t, ajo është thirrur si person mund të mund të ketë dijeni lidhur me rrethanat për të cilat Prokuroria Speciale ka nisur hetimet.
Bici ka mbajtur funksione të rëndësishme në administratën e Edi Ramës. Ajo në periudha të ndryshme ka mbajtur pozicionin e kreut të Kadastrës dhe më pas IKMT, nga ku u shkarkua në janar të 2026-ës, pas 18 muajsh në këtë pozicion.
Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin/ Mbeten në fuqi masat ndaj Ballukut
Apeli i Posaçëm në GJKKO refuzoi kërkesën e deputetes Belinda Balluku për heqjen e masës “pezullim nga detyra”, pavarësisht pretendimit të mbrojtjes se masa ka humbur efektin për shkak se ajo nuk ushtron më funksione qeveritare.
E njëjta kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme, me vendim të gjyqtarit Erion Çela.
Masa e pezullimit ishte vendosur më 19 nëntor, në periudhën kur Balluku mbante postin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku përballet me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe është marrë e pandehur në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Hetimet përfshijnë gjithashtu shtatë lote të Unazës së Madhe, si dhe dyshime për tre procedura të tjera tenderuese.
Rama nuk e lejoi në mbledhjen e Asamblesë/ Braçe nuk ndal ‘fushatën’ për Tiranën
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur shqetësime lidhur me problematikat infrastrukturore në kryeqytet, konkretisht për gjendjen e rrugës në zonën e Selitës.
Në një postim në rrjete sociale, Braçe ka publikuar një video ku tregon gjendjen e amortizuar të rrugës, e cila paraqitet me gropa të shumta. Ai thekson se situata përkeqësohet gjatë orareve të pikut, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.
Deputeti i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të ndërhyjë për përmirësimin e infrastrukturës, duke theksuar se kjo është një detyrim institucional.
Tre ditë më parë, Erion Braçe nuk u lejua të merrte pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së njësia 5, atje ku ligjvënësi socialist jo vetëm mori mandatin në zgjedhjet e 11 majit, por është edhe një nga drejtuesit politik të kësaj njësie.
Braçe u pengua të merrte pjesë në takim nga Garda, që nuk e lejoi deputetin të hynte në sallë, gjë që solli edhe reagimin e tij në rrjetet sociale, me disa kritika ndaj Kryeministrit, njëherazi edhe kryetar i PS-së, Edi Rama.
Pak javë më parë, Braçe është vetëofruar si kandidaturë e PS-së për Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka kërkuar një process të rregullt zgjedhjeje brenda partisë së tij. Në anën tjetër, Rama duket se po i qëndron piketimit të Ogerta Manastirliut si kandidaturën zyrtare të socialistëve në zgjedhjet që do të mbahen pranverën e 2027-ës.
Aleanca e hajdutëve/ Mirela Kumbaro diktoi zgjedhjen e Mark Mollës në Universitetin e Shkodrës
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pjesë e aleancës së hajdutëve të qeverisë, është përfshirë në një aferë tjetër klienteliste, duke futur hajdutë edhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
Më 2 prill 2026, nëpërmjet shumicës së votave që ka në Bordin e Administrimit të Universitetit të Shkodrës, ministrja Mirela Kumbaro ka zgjedhur administrator Mark Ndoc Mollën, i dënuar 8 vite burg për vjedhje me vendim gjyqësor të formës së prerë, madje është vetëm 2 muaj para daljes në pension.
Pasditen e 31 marsit 2026, dy ditë para votimit, Mirela Kumbaro bëri takim në ministri me 4 anëtarët e bordit të universitetit të Shkodrës: Ema Kristo, Ermir Repaj, Genc Spahia e Kristian Preçetaj, të cilët janë emëruar nga ministria e Arsimit dhe janë në vartësi direkte të ministres.
Ajo i urdhëroi të përgatisnin terrenin dhe të votonin në detyrën e administratorit hajdutin e pensionistin Mark Mollën, personin më të përshtatshëm për të vjedhur fondet shtetërore dhe të ardhurat financiare në universitetin shtetëror të Shkodrës.
Katër anëtarët e bordit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, me fuqinë e shumicës së votave, shpërfillën kriterin e dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë, për t’i hapur rrugë propozimit, zgjedhjes dhe emërimit të hajdutit Mark Mollës, i dënuar 8 vite burg për vjedhje në detyrat e mëparshme.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje