TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 12:03

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë, Partia Socialiste feston 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet në shesh, ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi misionin e partisë për integrimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Në të njëjtën kohë, SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë me masa sigurie ndaj disa biznesmenëve, të dyshuar për pastrim parash përmes ndërtimit.

Në ekonomi, qiraja mesatare në Tiranë ka arritur 721 euro, duke e bërë strehimin gjithnjë e më të papërballueshëm për qytetarët.

Në rajon, është përkujtuar 27-vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa BE ka nisur zbatimin e paktit të ri për emigracionin me rregulla më të forta.

Në planin ndërkombëtar, Trump deklaron një marrëveshje me Iranin, të cilën Teherani e mohon, ndërsa në sport Meksika nisi Botërorin me fitore, mes komenteve ironike për mungesën e Italisë.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje