Ne kete Edicion Informativ ju ftojme te ndiqni zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites:
Kryeministri Edi Rama pranoi se ka pasur përplasje me partnerët ndërkombëtarë për çështjen e Belinda Balluku, por mohoi çdo presion lidhur me projektin e Porto Romanos. Nga ana tjetër, deputetja e opozitës Jorida Tabaku e akuzoi qeverinë se po mban peng integrimin në Bashkimi Europian duke mos zbatuar standardet që kërkohen.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Ballukut për revokimin e masës së pezullimit nga detyra, të vendosur me kërkesë të SPAK. Po ashtu, avokatët amerikanë të kryebashkiakut Erion Veliaj publikuan një raport të tretë ku pretendojnë se SPAK po cenon të drejtën për gjykim të drejtë dhe se ai nuk ka akses të plotë në provat e dosjes. Në një tjetër zhvillim, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi kërkesën për liri të ish-ministrit Ilir Beqaj.
Në politikën e jashtme, Kuvendi pritet të shqyrtojë një rezolutë për ta shpallur Iranin sponsor të terrorizmit dhe për ta cilësuar Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste. Ndërkohë, rreth 20 shqiptarë, kryesisht gra të martuara, ndodhen në Iran mes tensioneve në rritje në rajon.
Kriza në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pas sulmeve iraniane ndaj një baze të NATO në Turqi dhe reagimeve të forta të Donald Trump. Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti kërkoi marrëveshje me opozitën për zgjedhjen e presidentit për të shmangur zgjedhje të reja.
Ndërkohë, komisionerja për zgjerimin Marta Kos përballet me akuza për lidhje me shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë, të cilat i ka mohuar. Në një tjetër debat, federata e Kombëtares së Iranit në futboll reagoi ndaj deklaratave të Trump për pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se vendimin përfundimtar e merr vetëm FIFA.
Lini një Përgjigje