TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2026, 17:59

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Protestat kanë dominuar Kuvendin, duke shkaktuar përplasje të forta politike dhe devijim të rendit të ditës.

Në media po raportohet se SHBA mund t’i ketë hequr statusin “non grata” Sali Berishës, por s'ka reagim zyrtar nga DASH.

INSTAT raportoi se numri i pensionistëve të punësuar është rritur me 17.7 mijë persona, ndërsa mbi 14 mijë të rinj janë larguar nga tregu i punës, duke shtuar shqetësimet për shpopullimin.

Policia vijon kërkimet për Eglant Koçin në zonat e Pëllumbasit dhe Qafë Mollës, ndërsa po kërkohet edhe Armand Shakaj, i dyshuari kryesor.

Ndërkohë, çobani i stanit ku fshihej Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq, ka dëshmuar se ai paralajmërohej për çdo lëvizje të policisë.

Në Tiranë u godit një call-center i dyshuar për mashtrim kompjuterik, me 4 arrestime dhe 49 persona të proceduar.

Në arenën ndërkombëtare, Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë reforma në diplomacinë e BE-së, ministri britanik i Mbrojtjes dha dorëheqjen, ndërsa tensionet SHBA-Iran mbeten të larta.

Ndërkohë, sot nis zyrtarisht Kupa e Botës 2026 me ndeshjen Meksikë - Afrikë e Jugut.

 

edicioni

Lini një Përgjigje