TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 10:08

Ura u dëmtua nga përmbytjet, banorët e Kolonjës në protestë: Jemi të izoluar, kemi të sëmurë që presin ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

Ura u dëmtua nga përmbytjet, banorët e Kolonjës në

Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila kalon mbi lumin Osum.

Shkak për protestën është izolimi i mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve.

Sipas banorëve, ura lidhëse me rrugën kryesore është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe mjetet e ndihmës.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese, pasi në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.

Ura u dëmtua nga përmbytjet, banorët e Kolonjës në

Lini një Përgjigje