TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 09:00

Shkrumbohet nga flakët një banesë në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti
Shkrumbohet nga flakët një banesë në Lezhë
Dhoma e shkrumbuar nga flakët

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë.

Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe policinë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike e lënë e ndezur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje