Aktualitet19 Qershor 2023, 21:59

“Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në televizor”, Vangjeli: Ka një listë të gjatë të politikanëve me video intime

Shkruar nga Pamfleti

“Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në

Analisti Lorenc Vangjeli tha se ish-kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pati fatin e keq që doli në televizor, sepse histori të tilla kanë shumë njerëz të politikës dhe medias.

Gjatë një debati në emisionin “Të Paekspozuarit”, Andi Tela ka deklaruar se Vangjeli po gjen një mënyrë për të mbrojtur Gjicin.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Shën Agustini thotë se nuk ka gjetur pisllëk më të madh se te puritanët. Sot është dita e hipokritëve që ndryshe nga Safeti, po njëlloj si Bill Klintoni kanë patur vetëm një diferencë: Në Tiranë nuk ekziston nëse nuk del në televizor. Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në televizor. Ka një listë të gjatë tronditëve, me njerëz të politikës, medias, të cilët jo vetëm me këtë vajzë, kanë histori të tilla. Dobësia është njerëzore. Krishti tha...

Andi Tela: Po gjen një mënyrë se si ta mbrojë.

Lorenc Vangjeli: Jo, jo. Krishti tha: Të hedhë gurin i pari ai që nuk ka bërë mëkat. Unë nuk e hedh gurin. Kjo e sotmja e bën shumë më të rëndë historinë dhe e fut në një rrjedhë tjetër, penale dhe politike.

Neritan Sejamini: Ti po thuaje, meqë nuk jemi puritanë, jemi hipokritë nëse flasim për diçka. Nëse një hajdut denoncon një akt vjedhjeje, nuk quhet kjo?

Lorenc Vangjeli: Patjetër që quhet.

Një person që tradhëton gruan ka të drejtë ta sulmojë Safet Gjicin për aferën seksuale?

Lorenc Vangjeli: Është hipokrite. Ballë për ballë vetes ai nuk ka të drejtë. Me korrupsionin tani ai është subjekt i SPAK-ut. Vepron apo nuk vepron SPAK-u ne nuk e dimë, por nëse nuk vepron ne gjykojmë se nuk ka zbatuar ligjin.

vangjeli safet gjici politikane