Aktualitet21 Maj 2024, 19:46

Vdekja e minatorit në Martanesh, KSSH: Minierat si galeri vdekjesh, shteti amniston shkelësit

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e minatorit në Martanesh, KSSH: Minierat si galeri vdekjesh, shteti

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për vdekjen e minatorit sot në minierën e Martaneshit.

KSSH shprehet se minierat janë si galeri vdekjesh dhe shteti amniston shkelësit, teksa shton se kjo është një kambanë alarmi, ku prej vitesh statusi i minatorit nuk është në asnjë tryezë diskutimi.

“Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit!

Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë.

Tragjedia me një viktimë në minierën e Martaneshit, Tabaku: Kambanë alarmi, prej vitesh statusi i minatorit nuk është në asnjë tryezë diskutimi.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala.

Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave”, shkruan KSSH.