TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2025, 21:42

Vendimi i Kushtetueses, Gjokutaj zbulon mënyrën se si Veliaj mund të fitonte lirinë

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses, Gjokutaj zbulon mënyrën se si Veliaj mund

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës për rikthimin e Erion Veliajt në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, duke theksuar se kjo është një “fitore morale” për të.

Sipas tij, situata e krijuar ka qenë një “ngërç juridik” për shkak të funksionit që Veliaj ende ka si kryebashkiak. Sipas tij, Veliaj mund të dilte nga burgu vetëm duke dhënë dorëheqjen.

“Veliaj mund të fitonte lirinë vetëm duke dhënë dorëheqjen. Ai zgjodhi betejë. Veliaj ishte në një ngërç të madh sepse ai është kryetari i bashkisë sot dhe nuk ka gjykatës që të vendosë lirimin, sepse do ngrihet prokurori dhe do të thotë ky mund ta përsërisë këtë vepër, ky është problem. Erion Veliaj sot ka marrë një fitore morale”, tha Gjokutaj në emisionin “Euronews Albania”.

1 Komente

  1. V
    Vicidollasi

    Po mor KOKELOPE

    Lini një Përgjigje