TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2025, 20:28

Zjarr i madh në Fushë-Milot, tymi vështirëson lëvizjen e mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në Fushë-Milot, tymi vështirëson lëvizjen

Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje