TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2025, 20:32

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, gazetari: Kjo është humbja e parë e Ramës në 12 vjet!

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, gazetari: Kjo është humbja e

Ai shtoi se kjo është humbja e parë politike e Edi Ramës në 12 vitet e tij në pushtet, pasi deri tani nuk kishte njohur asnjë disfatë të tillë.

Gazetari Roland Qafoku e ka cilësuar si një “fitore të madhe” për Erion Veliajn, vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga posti i kreut të Bashkisë Tiramë.

Qafoku tha se ky vendim është një ditë e mirë për Shqipërinë;

“Është një triumf i drejtësisë mbi një padrejtësi”, tha gazetari.

Sipas tij, Erion Veliaj jo vetëm ka fituar një betejë juridike, por edhe një betejë politike të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama.

“Veliaj ishte i vetmi politikan i rangut të lartë që paditi vetë kryeministrin dhe e fitoi. Kjo është një fitore e madhe për të”, deklaroi Qafoku.

Ai shtoi se kjo është humbja e parë politike e Edi Ramës në 12 vitet e tij në pushtet, pasi deri tani nuk kishte njohur asnjë disfatë të tillë.

“Me kë ka humbur Edi Rama këto 12 vite? Me askënd. Kjo është beteja e parë që ai humbet, dhe atë e fitoi Erion Veliaj”, tha gazetari.  

Lini një Përgjigje