
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sot Sali Berishën për vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën Alibeajt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar foto nga protesta e 8 janarit, kur Berisha sulmoi selinë. Sipas Hoxhës, tani duhet të mbledhin sërish vare e qyski për të sulmuar godinën, pasi ja u mori Alibeaj.
“Edhe ju thashë pasi morën selinë e PD-se, mos i flakni se do u duhen prapë!!!
Jo që jo ata…
Na tani, hajde e gjeji kokëdashin prej çeliku, varretë dhe qysqitë….
Eh godina e SHQUP-it të shkretë, nuk i mban më kurrizi dhe një sulm tjetër me matrapik si ai i 8 janarit 2022…
Po hajde t‘u tregoje ku është “poçeria”, ku shkrin talentin ai “poçari” dhe terezitjani me kokëdash, me vare e me qysqi, deri sa t‘i dale ujë i zi”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje