
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa duke folur për mjetet që përdor policia, prokuroria dhe grupi hetimor për zbardhjn e ngjarjeve kriminale, shpjegoi se nuk ka rëndësi numri i kamerave të instaluara për të parë se çfarë ndodh, por sistemi që përdoret.
Ai theksoi se tani është koha e vendosjes së kamerave inteligjente të cilat analizojnë të dhëna më të avancuar se kamerat normale, që sipas tij, vetëm të tregojnë intinerarin e lëvizjes së autorëve.
“500 kamera dhe 500 burra nuk janë në gjendje të rrinë gjithë ditën të shohin çfarë ndodh. Nuk ka nevojë fare. Numri i kamerave nuk ka të bëjë me numrin e personave që janë në sallë. Është sistemi që ti përdor. Unë nuk e di çfarë përdorim, por di vetëm që në të gjitha rastet nuk kemi informacion që ka reagim për shkak të përdorimit të këtij sistemi dhe për aq kohë sa nuk e kemi, do të thotë që nuk janë kamerat të atij niveli. Ka rëndësi çfarë kamere ti do të përdoresh dhe çfarë qëllimi ke ti. Erdhi një kompani italiane dhe donte të prezantonte një sistem kamerash dhe ndryshimi i tyre ishte shumë inteligjent. Ai thoshte për shembull, i kemi montuar në stacionin e Terminit dhe i kërkuan që të ulte rezolucionin se pamjet ishin të tilla sa e lexonin edhe kartën e kredit. Pra, aq të fortë e kishin rezolucionin ato kamera. Dhe kishin vendosur dy sisteme. Pra, nuk ka nevojë të kesh kabllo, mund të kesh dhe kupola të vendosura siç i kanë vendosur dhe këta e kanë aty regjistratorin. Transmetimet vijnë dhe shkojnë tek salla operative dhe këto kamera janë 360° dhe kanë një fokus.
Për shembull, janë kamera termike, janë kamera që lexojnë informacionet që kanë, veprimet që ti bën. Nëqoftëse një automjet rrotullohet disa herë, tregon një lloj shqetësimi dhe veprimi i parë del nga salla dhe ti shkon për të kontrolluar këtë automjet. E lexon edhe maskën dhe është në gjendje të reagojë. Pra, nëqoftëse nuk i ke këto elementë, çfarë është kamera? Vetëm kur ndodhi ngjarja, për të parë si iku. Prandaj vuajmë se ne nuk e kemi problemin a e kapëm autorin, por a e parandaluam ngjarjen. Pra, më shumë duhet ta parandalosh. Protokolli i sigurisë dhe i çertifikuar është shumë i rëndësishëm se nuk të lejon qoftë edhe gabimet njerëzore që mund të ndodhin. Perimetri është i përcaktuar. Sa është perimetri do ta normosh. Le të jetë privat aeroporti në menaxhim”, tha Softa në studion e “Off the Record”, në A2CNN,
Mire dakort duhen pajisje inteligjente per policine, megjithese problemi nuk eshte vetem kjo - se Shqiperia eshte vend i vogel dhe merret vesh c'ben njeri e c'ben tjetri. Problemi real qendron tek kryeminstrat e korruptuar qe kontrolllojne policine e shtetit dhe punesojne ne policine e shtetit njerez te korruptuar e te påa afte duke i vendosur ne pozita te larta drejtuese dhe si rrjedhoje ke nje polici qe nuk eshte aspak ne funksionin e saj ligjor te policise. Pra, sa do pajisje inteligjente që te kete policia e shtetit po nuk eshte e pavarur nga kryeministra te korruptuar dhe te drejtohet nga drejtues policie te korruptuar athere keto pajisje nuk kane asnje efekt. Nje ane tjeter qe do te ndihmonte ne funksionin e policise eshte reformimi i prokurorise shqiptare, shumica e prokuroreve jane te lidhur me krimin dhe me mungese te theksuar te moralit ligjor, ne Shqiperi 90% jane te korruptuar nga format me te ndryshme. Nje shtet qe eshte kapur nga krimi i organizuar do kete te tilla pasoja. Ne Shqiperi krimi i organizuar eshte problem real!