TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2026, 20:13

Video/ Tension te Politekniku, rojet heqin banderolën "Ju erdhi fundi"; protestuesit futen brenda godinës

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Tension te Politekniku, rojet heqin banderolën "Ju erdhi

Tensione te Politkeniku për vendosjen e një pankaret gjigande...

Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së ditës së 30-të, pasi policia ka ndërhyrë për të hequr pankartën gjigante të vendosur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Banderola, me mbishkrimin "Studentët: Ju erdhi fundi!!", ishte shpalosur nga ballkoni i godinës dhe shoqërohej me flakadanë të kuq, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve. Në pjesën e poshtme të saj lexohej edhe mesazhi në anglisht "Albania is not for sale".

Pak minuta pas vendosjes së saj, rojet e universitetit kanë ndërhyrë duke e shkëputur banderolën. 

Ndërhyrja ka shkaktuar reagimin e protestuesve, ndërsa një grup qytetarësh është shkëputur nga tubimi para Kryeministrisë dhe është nisur në drejtim të Universitetit Politeknik për të mbështetur personat që ndodheshin në godinë dhe për të kundërshtuar heqjen e banderolës. Protestuesit u futën madje brenda universitetit, duke u hapur me forcë derën. Ata kanë kërkuar rikthimin e banderolës.

Ngjarja ka rritur tensionin për disa minuta, ndërsa protestuesit kanë vijuar të brohorasin sloganet "Rama ik", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi".

Pankarta është kthyer në një nga simbolet më të forta të ditës së 30-të të protestës, ndërsa situata pranë Universitetit Politeknik po ndiqet nga afër nga protestuesit dhe forcat e rendit.

Video/ Tension te Politekniku, rojet heqin banderolën "Ju erdhi

 

politekniku proteste

Lini një Përgjigje