TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:22

Videot e arrestimit të Metës, Qyno: Një prej tyre e inskenuar nga policia, u kujdesën ta shesin si show

Shkruar nga Pamfleti

Videot e arrestimit të Metës, Qyno: Një prej tyre e inskenuar nga

Gazetari Elton Qyno ka folur në "Të Pashoq" lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe publikimin e dy videove nga momenti kur Meta u nxor nga automjeti nga forcat e policisë.

Qyno shprehet se beson se 1 prej videove ishte e inskenuar nga vetë policia ndërsa tjetra u filmua nga qytetarët rastësorë.

Kush i publikoi videot e arrestimit të Ilir Metës? A ishin ato rastësore apo të inskenuara nga vetë organet kompetente?

Elton Qyno: Kam përshtypjen se videoja e parë e publikuar ku nxorën Metën nga automjeti, ishte e mirë organizuar nga vetë shërbimet e policisë. Ndërsa video-ja e dytë e publikuar e cila është më e qartë dhe nga larg besoj se është video e incizuar dhe publikuar nga qytetarët. Nuk besoj se policia kishte lidhje në këtë moment, pasi dallohet dhe zëri i një gruaje që thotë sa gjynah, e trajton rastin nga sytë e një qytetari.

Ndërsa në videon e parë, u kujdesën më shumë të filmojnë si show dhe ta shesin si një operacion të suksesshëm sesa për të bërë arrestimin e Ilir Metës.

Lini një Përgjigje