Aktualitet20 Prill 2023, 14:49

Vijojnë dallaveret me koncesionet në shëndetësi, hemodializën e marrin arabët

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë dallaveret me koncesionet në shëndetësi,

Nuk kanë fund afera me koncesionet në shëndetësi. Ndonëse kryeministri mburret se këto koncesione, në fakt ato po ndërrojnë pronar nga viti në vit duke humbur gjurmët e aferave.

Një ndër koncesionet më të komentuara ka qenë ai i hemodializës, koncesion që realisht ishte marrë nga Spitali Amerikan. Koncesioni ndërroi pronar, por duket se do të shitet sërish.

Grupi Diaverum, që e bleu shoqërinë në vitin 2019, do të shitet i gjithi te M42, një kompani e shërbimeve mjekësore në pronësi të fondit publik të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubadala Investment Company.

Marrëveshja u njoftua zyrtarisht nga të dy palët ditën e mërkurë. Shuma e transaksionit nuk është bërë publike, por sipas analistëve të tregjeve vlerësohet se Diaverum është shitur për më shumë se dy miliardë dollarë.

Aktualisht, Diaverum zotërohet nga Bridgepoint Group, një kompani investimesh me qendër në Britaninë e Madhe, e specializuar në investimet në instrumente të kapitalit dhe të borxhit të subjekteve private (private equity dhe private debt).

Kompania DiaVita u krijua në fund të vitit 2015, me qëllim marrjen e koncesionit të shërbimit të dializës në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, financuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Koncesioni u miratua në fillim të vitit 2016, për një afat 10 vjeçar dhe me një vlerë të parashikuar prej 8.6 miliardë lekësh.

Ortakët themelues të kompanisë ishin shoqëria Evita me 85% të aksioneve dhe Spitali Amerikan (American Hospital), me 15% të aksioneve. Aksioneri kryesor i Evita, është Arimo BV, një shoqëri e regjistruar në Hollandë me kontrollues përfundimtar biznesmenin Klodian Allajbeu.

Në shtator 2019, kompania DiaVita u ble nga kompania suedeze Diaverum International AB, pjesë e Diaverum Group, kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve mjekësore për patologjitë e veshkave. Vlera e transaksionit ishte rreth tre milionë euro.

Sipas revistës “Monitor”, aktiviteti i shoqërisë ka qenë përgjithësisht fitimpurës, me përjashtim të vitit pandemik 2020, kur raportoi humbje neto në vlerën e rreth 960 mijë lekëve. Fitimi neto i akumuluar për periudhën 2016-2021 ka arritur në rreth 205 milionë lekë.

hemodializ kocesion shendetesi