TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 12:48

Vijon numërimi i zarfeve nga diaspora, PS kalon shifrën e 811 mijë votave

Shkruar nga Pamfleti

Vijon numërimi i zarfeve nga diaspora, PS kalon shifrën e 811

Partia Socialiste e Shqipërisë ka thelluar edhe më tej diferencën me subjektet e tjera politike në zgjedhjet e 11 majit.

Kur kanë mbetur edhe rreth 50 mijë zarfe nga vota e diasporës për t’u numëruar, PS ka siguruar gjithsej 811.322 vota, pra 52.3 për qind të votave të përgjithshme.

Ndërkohë Partia Demokratike-Aleancë për Shqipërinë Madhështore ka marrë 522.462, ose 33.7% të totalit.

Forcë e tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 3.9%, pra 61.084 vota. Ndërkohë Partia Social Demokrate ka siguruar 3.2%, që nënkupton 49.499 vota.

Jashtë karrigeve të Kuvendit ngel Lulzim Basha dhe forca e drejtuar prej tij, Koalicioni Euroatlantik, bashkë me Lëvizjen Djathtas për Zhvillim të Dashamir Shehit e Enkelejd Alibeajt.

 

Lini një Përgjigje