TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2025, 13:14

Analisti: Qeveria “po myket” duke abuzuar me pushtetin, drejtori i AMLF 3 miliardë euro xhiro në tregun e zi

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Qeveria “po myket” duke abuzuar me pushtetin, drejtori i
Analisti Denis Dyrnjaja

Analisti Denis Dyrnjaja thotë se kemi arritur në një pikë ku qeveria është bërë si lodër dhe si tekë.

Ai deklaroi se ka njerëz që i ka harruar atje “janë mykur duke abuzuar me pushtetin” dhe duke krijuar tarafe dhe nepotizma.

Ai përmendi kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për të cilin tha se ka 10 vjet në pushtet.

'Diskutuam tregun e lojërave të fatit, 10 vjet ka drejtori që i ka bërë një qokë babait të vetë Kryeministri.

Dhjetë vjet ka drejtor ai, nuk lëviz ai, tregu vu këtu, korrupsion total, paguhet në të zezë. Pse nuk i kthen sytë nga kjo?

 Pse duhet të rrisim taksat dhe themi ne se kemi probleme me pensionet, se kemi gropë të madhe financiare.

Merr gjithë tregun e lojërave të fatit përthith gjithë tregun e zi të lojërave të fati, 1.5 deri në 3 miliardë është tregu i lojërave të fatit.

Vetëm një operator në të zezë gjeneron 5 milionë euro në muaj.

Janë para që nuk taksohen kalojnë nga xhepi im te xhepi yt, ose nga xhepat e njerëzve te xhepat e atij që ka NIPT.

Pse nuk kujdeset Kryeministri për këtë? Nuk e di? Ia themi. Pse nuk kujdeset policia? Pse nuk kujdeset ministri i Financave që flet për bujqësinë? Nuk flet për këtë, po flet për bujqësinë.

Merru me këtë se i ke këtu paratë. Çoi kontroll AMLF çfarë po bën me tregun. Ka një vit që ka hyrë ligji në fuqi, pse nuk po legalizohet tregu, kush e mban.

Të dalë me ndonjë raport publik ministri, çfarë bëhet me ligjin, me tregun. Apo nuk kalon nëpër rrugë ministri i Financave dhe nuk e di se çfarë bëhet. Kjo është e vërteta!

Për këto çështje duhet të fliste opozita, e cila nuk flet se mund të ketë interesat e veta brenda këtij tregu.

Prandaj qytetarët votojnë si dele PS apo PD. Kjo është e gjitha një fushatë e vendosur totalisht gabim, pasi nuk flitet për interesat e njerëzve.

Interesi i njerëzve nuk është në rakordancë me interesat politikë.

Kryeministrit i intereson vetëm të ketë mazhorancën dhe nuk i intereson se kush do jenë kukullat e tij poshtë, se e bën vetë fushatën. ', tha ai në një intervistë për MCN. 

drejtori i amlf 3 miliardë euro xhiro në tregun e zi

Lini një Përgjigje