TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2026, 07:14

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot, 29 Mars 2026

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot, 29

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika) parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Lini një Përgjigje