TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2026, 19:08

Kush është deputetja e PS që SPAK ka vënë në shënjestër? Klodiana Lala: Shumë shpejt do të ketë zhvillime!

Shkruar nga Pamfleti
Kush është deputetja e PS që SPAK ka vënë në
SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se një deputete aktuale e Partisë Socialiste është vënë nën hetim nga SPAK.

Lala nuk tregoi emrin, por theksoi se deputetja është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme disa kohë më parë, dhe se shumë shpejt mund të ketë rezultate konkrete lidhur me këtë çështje.

Ajo u shpreh se ligjvënësja socialiste ende nuk është vënë zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme, por shtoi se është regjistruar vepra penale dhe se hetimet po kryhen në mënyrë të thelluar.

“Një deputete aktuale e PS është në hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar dhe besoj se shumë shpejt çështja do të ketë rezultate konkrete.

Emri i saj është regjistruar si person në hetim por është regjistruar vepra penale dhe është duke kryer hetim i thelluar në raport me të dhe personat e lidhur. Po vijon çështja me intensitet. Po ashtu priten rezultate shumë konkrete për dosjen e AKSHI-t.“, u shpreh gazetarja për emisionin “Kjo Javë”.

klodiana lala spak

Lini një Përgjigje