TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shkurt 2026, 07:15

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme, kushtet atmosferike në vend mbeten të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu.

Sot parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara herë pas here me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut shfaqen që në orët e para të ditës dhe vijojnë deri në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën qendrore, shiu paraqitet me intensitet mesatar.

Gjatë orëve të ditës, reshjet vazhdojnë në mënyrë të ndërprerë, kryesisht me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe në zonën qendrore, priten episode lokale me reshje deri mesatare, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe në majat e maleve, reshjet shfaqen në formën e borës me intensitet të ulët.

Era fryn kryesisht nga juglindja drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj arrin deri në 12 m/s. Deti paraqitet me valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë.

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme shoqërojnë gjithë ditën e shtunë, me reshje të herëpashershme dhe erë mesatare.

 

Lini një Përgjigje