Aktualitet23 Shkurt 2024, 18:35

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, eksperti Softa: Mund të ketë bashkëpunëtorë jashtë familjes

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, eksperti Softa: Mund

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka folur lidhur me krimin e zbuluar sot në Durrës, ku fëmijët kanë vrarë babain e tyre.

Eksperti ka hedhur dyshime nëse motivi i vërtetë i vrasjes ka të bëjë me konfliktet e vazhdueshme dhe fejesën e vajzës. Ai deklaron se duhet të këqyret arma e përdorur në krim, nëse është përdorur edhe për aktivitete të tjera kriminale.

“Ajo nuk është vrasësja e drejtpërdrejtë që ka përdorur armë, por as motivi që ajo nxorri që vazhdon të thotë edhe personi që ka përdorur armën nuk është i vërtetë. Mendoj se babai i tyre mund të dijë diçka më shumë përveç konflikteve që mund të kenë qenë pjesë. Rasti në fjalë kërkon një analizë të thelluar, fakti që u gjet arma është një përgëzim për një punë të mirë nga policia e shtetit dhe në veçanti e Durrësit për kohën, mënyrën dhe avancimin e hetimeve apo mbledhjes së fakteve që do të jenë për të vënë përpara përgjegjësisë autorin e dyshuar.

Është një moment që kërkonte këtë lloj analize, sikurse personi në moshën 19 vjeçare nuk mund të realizonte vrasjen, të transportonte viktimën, të bënte hapjen dhe mbylljen e gropës, largimin e mjetit dhe të mblidhte gëzhojat dhe të pastronte vendin e ngjarjes duke thënë që jam e lumtur që realizova sepse donte të më fejonte. Këto janë alibi për të fshehur të vërtetën dhe motivet e vërteta të kësaj vrasjeje brenda kësaj familjeje. Dhe nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë nga jashtë. Duhet parë nëse kjo armë është përdorur në aktivitete të tjera kriminale, që do ta thellojë edhe më shumë dyshimet me se dhe për çfarë ka qenë motivi i vërtetë i vrasjes së babait të tyre“, u shpreh ai.

fatjon softa durrës