Aktualitet18 Maj 2024, 14:50

Vrasja e Enkelejdës nga bashkëshorti në Greqi/ Të afërmit: Ngjarje e rëndë, sakrifikoi për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Enkelejdës nga bashkëshorti në Greqi/ Të
Të afërmit e 40-vjeçares kanë komentuar ngjarjen e rëndë si dhe dhënë përshtypjen e tyre për Enkelejda Danajn, ndërsa i dhanë këtë të shtunë lamtumirën e fundit.

40-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.

Të afërm dhe familjarë e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herëpashershme.

“Më rëndë se kjo nuk ka ku shkon më. Nuk kam gojë të flas. Nuk dimë çfarë të themi. I kemi shok, kemi punuar me ta. U bëri dokumente i mori atje, ndodhi kjo që nuk dimë çfarë të themi edhe neve”, u shpreh një i afërm.

“Nuk ka më rëndë, në një moshë të tillë të ikë njeriu, është e papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë, kanë pasur probleme siç thonë, por për hatër të fëmijëve ajo sakrifikoi sa dha dhe jetën”, u shpreh një i afërm tjetër.

Mes dhimbjes nuk mungojnë të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.

Çifti ishte i martuar kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.

vrasja te afermit